M.Madhe/ Kapet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Malësi e Madhe

Kapet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Gj. K., 30 vjeç, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Prokuroria e Apelit Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas iu dorëzua Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., 31 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Kanosja”, pasi ka përndjekur dhe kanosur shtetasin A. R., 32 vjeç, banues në Shkodër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar proceduan penalisht shtetasit E. D., 19 vjeç dhe D. L., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin bar-kafe në administrim të shtetasit D. L., në pajisjet kompjuterike është konstatuar hapja në mënyrë periodike e një faqeje që dyshohet se përdoret për vendosjen e basteve online.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.