Makina përfundon në lumin Shkumbin, dyshohen dy të vdekur…

Dy persona dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e daljes së një makine nga rruga dhe përfundimit në lumin Shkumbin.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Pishkash të Përrenjasit.

Nga të dhënat paraprake raportohet për dy persona të vdekur, ndërkohë që deri më tani nuk janë gjetur trupat.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe forcat polumbare, për kërkimin e personave që dyshohet të kenë humbur jetën.