Mashtrimi me Call Centera: 35 të arrestuar mes tyre edhe izraeliti, organizatori i skemës së mashtrimit

Policia e shtetit ndodhet në deklaratë për median lidhur me operacionin e arrestimit në kuadër të mashtrimeve kompjuterike përmes call center.

Operacioni u kodua “komunikimi”

35 shtetas janë arrestuar në flagrancë. Njëri prej tyre është shtetas izraelit, që rezulton dhe organizatori i skemës së mashtrimit.

Gjithashtu janë 20 persona që po hetohen në gjëndje të lirë.

Sipas policisë me këtë skemë mashtrimi janë arritur të kontaktohen 2 milionë persona shtetas të huaj.