“Mashtrimi” me foton e arkivolëve në Bergamo

Disa javë më parë në rrjetet sociale italiane, qarkulloi nje imazh fotografik i arkivolëve të renditur brenda një hangari. Thuhej se ishin në Bergamon e vitit 2020, ndërsa viktimat, persona të prekur nga Covid-19.

Foto qe qarkulloi ne rrjetet sociale italiane 

Por vetëm pak ditë më parë, u vu në dukje në tjetër fakt. Ky imazh i përkiste vitit 2013, dhe viktimat ishin emigrantë të mbytur në Mesdhe, në tragjedinë e Lampeduzës, ku humbën jetën 368 persona, mes të cilëve edhe fëmijë. Mediat e asaj kohe, që raportuan ngjarjen, sikurse është dhe kjo kronikë në RAI, tregojnë qartësisht të njëjtin imazh, si ai që është shpërndarë së fundi, duke u trajtuar në mënyrë të pavërtetë si pamje të vitit 2020.

Foto e shkeputur nga nje kronike e RAI, 2013

Kujtojmë që këto imazhe të pavërteta janë shpërndarë kyesisht në rrjetet sociale dhe jo nga mediat kombëtare, ndërkohë që pamja zyrtare që tregonte gjendjen reale të Bergamos në ditët më të vështira në kulmin e pandemisë, ka qenë ajo e kamionëve të ushtrisë, që mbartnin trupat e viktimave.

Foto reale e situates ne Bergamo, gjate kulmit te pandemise, 2020

Përpos teorive konspirative që nuk kanë munguar në këtë periudhë të pandemisë, ësht vërejtur se në botë është përhapur një numër i madh lajmesh të pavërteta, një pjesë nga mediat, dhe një pjesë nga qytetarët në rrjetet  sociale.

Ndërkohë komuna e Bergamos ka vendosur të denoncojë Pamela Carminati,  një qytetare italiane e cila shfaqet në web me emrin Pam Morrigan. Përmes publikimit të materialeve dhe videove online, ao shfaqet  si mbështetëse e teorisë së një emergjence të rreme, ndërsa duke u hequr si punonjëse në një agjenci funeralesh thotë se numrat e të vdekurve në komunën e Bergamos janë fryrë. Ajo flet edhe për foton në fjalë (që në fakt nuk ka të bëjë me tragjedinë e Bergamos), duke e përdorur atë në mbështetje të teorisë së saj.

Ne foto : Pamela Carminati

Ndërsa Europa ka nisur të shërojë një rënie të shifrave të raportuara për COVID -19, teori konspirative kanë nisur të qarkullojnë lidhur me vërtetësinë e viktimave të raportuara nga ky infeksion në botë. Pak ditë më parë, në një fjalim në parlament, deputeti Vittorio Sgarbi tha se shifrat e raportuara si viktima nga COVID nuk janë reale. Sipas Sgarbit, që citonte Institutin e Shëndetit Publik, 60 përqind e pacientëve kanë vdekur nga patologji të tjera, zemra apo kanceri.

“Të mos gënjejmë. Të paktën këtu të themi të vërtetën, të matemi me Gjermaninë, të jemi të bashkuar në liri, kundër hipokrizisë dhe numrave falsë që jepen për të terrorizuar italianët. 25 mijë të vdekurit janë të vdekur nga infarkti, nga kanceri, të mos i përdorim për të trembur italianët për t’u dhënë qytetarëve lajme të rreme. Nuk kanë vdekur në Itali 25 mijë persona nga koronavirus, nuk është e vërtetë”, tha Sgarbi./Opinion.al