“Me miqtë e mi të “Shqiponjave të rrugës”, Benet Beci nuk harron pasionin e vjetër…

Një ditë ndryshe sot me miqtë e mi të “Shqiponjave të rrugës”. Se pasioni nuk shuhet asnjëherë, pavarësisht rrugës që secili prej nesh ka marrë në jetë. Pasionit tonë për motorin dhe udhëtimet, i bashkohet edhe promovimi i Shqipërisë sonë të bukur.
E Shkodra me relievin e diversitetin e saj të mrekullueshëm nuk ka se si të mungojë në udhëtimet tona”, shkruan Beci në një postim në Facebook.