Media serioze gjermane “Spiegel”: Edi Rama u shoqërua nga policia Federale…

Media serioze gjermane “Spiegel” ka shkruar sot në versionin e saj online se policia Federale ka shoqëruar kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama “pas mosmarrëveshjes për mbajtjen e maskës kundër koronavirusit në avionin e Lufthansa”.

“Spiegel” e ka përshkruar kështu atë që ka ndodhur: “Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa, gjatë valës së katërt të pandemisë së koronavirusit. Kryeministri shqiptar nuk ka dashur të mbajë maskë. Kur edhe piloti nuk arriti të zgjidhte konfliktin, erdhi policia” përshkruan ajo.

“Sipas pasagjerëve që ndodheshin në avion, kreu i qeverisë shqiptare refuzoi aq ashpër kundër mbajtjes së maskës mbrojtëse mjekësore të përshkruar nga rregullat e pandemisë Covid-19 përpara nisjes së avionit nga Frankfurt në Detroit, saqë ekuipazhi i avionit duhej të thërriste kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale”, shkruan media gjermane.

Por lidhur me botimin e këtij lajmi ka reaguar edhe Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga.

Në një reagim në Twitter ai shkruan incidenti i ndodhur është një lajm i vjetër dhe se kompania ajrore ka kërkuar edhe ndjese, pasi një prej anëtarëve te ekuipazhit ka pasur sjellje te pahijshme.

Por ndonëse Fuga ka të drejtë dhe lajmi nuk i përket vizitës së fundit të kryeministrit në Gjermani, për sa i përket ndjesës së kërkuar dyshimet vazhdojnë. Drejtuesit e Lufthanës i kanë qëndruar vendimit të tyre që përballë masave kundrejt pandemisë janë të gjithë njësoj, si shefa qeveri si qytetarë të thjeshtë.

“Shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr, së fundmi e përmendi incidentin në një intervistë në Spiegel. Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk e përmendi emrin e Ramës, ai theksoi se nuk kishte asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për detyrimin për të mbajtur maskë – as për një kryetar qeverie”, thuhet në shkrimin e medias gjermane.