Mësohen emrat e dy të plagosurve që u paraqitën në spitalin e Traumës…

Klod Stafuga dhe Gentjan Bejtja janë paraqitur të plagosur me armë zjarri në spitalin e Trauëms, mbrëmjen e sotme, 9 janar.

Të dy personat janë nga Fushë-Kruja ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe vendi ku janë plagosur. Burime bëjnë me dije se në drejtim të spitalit Ushtarak janë nisur inspektorët e krimeve të komisariatit Krujë për të marrë informacione lidhur me ngjarjen.