Meta tregon ‘përplasjen’ me Bardh Spahinë: Nuk respektoi kontributet tona në fitoren e 6 marsit…

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar një ‘përplasje’ që kanë pasur me kryebashiakun e Shkodrës pas zgjedhjeve të 6 majit. I ftuar në emisionin, ‘Real Story’, Meta theksoi se Partia e Lirisë e ka përkrahuar Spahinë në garë, por nga ana tjetër kryebashkiaku shkodran, pretendon se fitorja ka qenë e gjitha meritë e tij. Po ashtu, Meta ka shtuar se PS-ja nuk ka asnjë shanc që të fitojë në bashkinë Shkodër si dhe në të gjithë qarkun.

“Zero shanse për të gjitha bashkitë në qarkun Shkodër. Ka pasur përkrahje nga Partia e Lirisë, ka pretendime nga pala tjetër se nuk ka pasur, ka pasur edhe disa probleme me kryetarin e ri të Shkodrën, në drejtim me respektimin e kontributeve të tij”, shtoi Meta.

Spahia ishte kandidati i vetëm i Komisionit të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha që fitoi në zgjedhjet e përkohshme të 6 marsit. Ai mundi në këtë garë kandidaten e Partisë Socialiste, Majlinda Angoni si edhe kandidatin e Partisë Demokratike, Xhemal Bushati.