Ministri i drejtësisë pro legalizimit të kanabisit/ Ulsi Manja nga burgu i Reçit: I shërben ekonomisë së vendit…

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pro legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor. Nga burgu i Reçit ku ishte i pranishëm ditën e sotme ministri i drejtësisë tha se është dakord edhe Shqipëria ta legalizojë kanabisin për përdorim mjekësor ashtu sikurse e kanë shumë shtete të botës, pasi kjo gjë sipas ministrit do ti shërbejë ekonomisë së vendit dhe nxitjes së punësimit.

I pyetur nëse me legalizimin e kanabisit në Shqipëri do të lulëzonte trafiku masiv i lëndëve narkotike dhe bandat kriminale do të bëheshin shumë herë më të fuqishme ministri Manja dha këtë përgjigje. Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se Shqipëria do të legalizojë kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor.

Ky vendim pasi sipas rezultatit të Këshillimit Kombëtar, 61% e shqiptarëve e përkrahin legalizimin e kanabisit mjekësor në vend.