Ministria e Arsmit jep detaje për testin e maturës: Pyetjet vetëm me alternativa për 60 minuta

Pyetjet në maturën shtetërore do të jenë vetëm me alternativa ndërkohë që testi do të zgjasë dy orë.

Lajmin e ka dhënë drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi në një deklaratë për shtyp ku ka sqaruar se gjithashtu janë hequr pyetjet ese nga provimi i gjuhës së huaj dhe gjuhës së shkruar.

Ajo theksoi se asnjë nga pyetjet në testim nuk kërkojnë zhvillim, por vetëm përzgjedhje alternativash ndërsa shtoi se është përllogaritur që koha është e mjaftueshme për t’i dhënë zgjidhje të gjitha kërkesave.

“Testi i maturës shtetërore do të bazohet vetëm në pyetje me alternativa. Kohëzgjatja e tij do të jetë 2 orë dhe në total do të jenë 60 pyetje

Pyetjet me alternativa duan më pak kohë se pyetjet me zhvillim. Janë hequr pyetjet ese në testin e gjuhës së shkruar dhe gjuhës së huaj

Pyetjet janë të gjitha me alternativa dhe nuk duan zhvillim. Është përllogaritur që koha është e mjaftueshme që maturantët të mbyllin testin brenda afatit të caktuar”, u shpreh Vrapi.