Ministrja Margariti, prezanton në Shkodër nismën “Bonusi i Rijetëzimit”…

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka prezantuar  në Shkodër nismën e qeverisë  “Bonusi i Rijetëzimit “ . Margariti vuri në dukje  se kjo nismë është pjesë e programit afatgjatë  sipas vizionit qeveritar “Shqipëria 2030”. Bonusi i rijetëzimit  ka një vlerë prej 100 milionë lekësh me anë të të cilave do të investohet në zonat historike të të gjithë vendit.

Gjatë  prezantimit të programit,ministrja Margariti sqaroi dy skemat dhe shumat përkatëse. Mbështetja financiare në formë grantesh do jetë jo vetëm  për pronarët e ndërtesave  të zonave historiko-muzeale,por edhe  ku ka  banesa  me vlera të veçanta.

Ministrja  Margariti  diskutoi dhe sqaroi të pranishmit në sallë,banorë të ndërtesave në zonat historike, për  mënyrën e plotësimit të dokumentacionit. Margariti vuri në dukje se shumë shpejt aplikimi do të bëhet on –line nëpërmjet  e –Albania .