Mjekët e Shkodrës përjashtohen nga shpërblimet…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do ketë bonus për personelin mjeksor që do shërbej në këtë situatë në përballimin ndaj koronavirusit. Ndërsa mësohet se edhe në këtë rast ka diskriminime. udhëzimi i qeverisë është shumë i qartë, ku në vendimin nr 207 të datës 10 mars të 2020 ” Për dhënie shpërblimi për personelin, mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë”. Ku në pikën 1 të këtij vendimi thuhet shprehimisht: ” përfitojnë një shpërblim mujor, në masër e 125.000 ( një qindë e njëzetë e pesë mijë) lekë përsoneli mjekësorë, specialistët e shëndetit publikë që merren me epidemiologjinë, infermierë dhe specialistë të shërbimit laboratorik, të angazhuar në diagnostikimin dhe trajtimin mjekësor të personave të prekur nga infeksioni i shkaktuar nga COVID 19. Që sic duket nga ana e Drejtorisë së Shëndetit Publikë Shkodër kjo pikë nuk do rrespektohet, pasi dita e fundit që do dërgohet lista paraprake pranë Ministriosë e mjekëve dhe personelit tjetër mbështetës që kanë shërbyer dhe shërbejn është data 19 mars e këtij viti.

Nga sa mësohet nga DSHP Shkodër për shkak të mungesës së një fondi rezerve, ka dërguar vetëm tre emra, duke lënë mënjanë mjekë të Qëndrave Shëndetësore të Shkodrës, dhe të njësive administrative që për ditë më radhë nga data 27 shkurt kanë shërbyer në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Kjo sipas informacioneve bëhet vetëm për shkak të mungesës së fondeve, pasi po këta mjekët të shërbimit parësorë kanë ofruar shërbimet e tyre edhe gjatë muajeve nëntor dhjetor në shërbim të të prekurve nga termeti, ndërsa mësohet se vetëm një numër i vogel i mjekëve kanë marrë shpërblimet nga ana e qeverisë. Nga ana tjetër janë po këta mjetë të cilët përvec ekspozimit me Covid 19 në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit ku janë kontrolluar nga data 27 shkurt rreth 600 shtetas që kanë ardh nga Italia, ato sot përballen me një fluks të lartë edhe në qëndrat shëndetsore pasi janë edhe mjekë familje me një fluks të lartë. Ndërsa diskriminimi vijon edhe më tutje kur këtyre nuk u njihet kontributi i tyre monetar ndërsa përvec epidemiologëve dhe infermiereve.

Po ashtu jashtë kësaj skeme janë edhe sektorët mbështetës të ISHP Shkodër,. që sic mësohet nuk janë përfshirë në këtë skemë mbështetëse. Ndërsa Qeveria me udhëzimin e saj ka urdhëruar DSHP-të që nga fondi i tyre të kryejn pagesat për personelin mjeksor që ka shërbyre dhe shërben në këtë situatë të krujuar nga Koronavirusi. Rrespekti ndaj herojve tanë është minimal e këta janë mjekët dhe infermeirët, të cilët janë më të ekspozuarit ndaj këtij rreziku. Shto këtu edhe mos pagesën si shpërblim për shërbimin që kanë dhënë dhe japin në këtë situatë. Është një armatë e madhe mjekëve dhe infermierëve që kanë shërbyer dhe shërbejnë ndaj komunitetit në këtë situatë të vështirë./TvRozafa/