Muriqan/ Sekuestrohen 202.060 euro të padeklaruara…

Në vendkalimin kufitar Sukobin-Muriqan, zyrtarë të Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave, në bashkëpunim me Drejtorinë Policore dhe doganierët dhe policët e Shqipërisë, kanë gjetur para të padeklaruara në vlerë prej 202.060 euro.

Siç kanë thënë ata, paratë e padeklaruara janë mbajtur përkohësisht deri në përfundim të procedurës.