Ndahet nga jeta publicisti Nebil Çika, ish-kreu i të përndjekurve politikë…

Është ndarë nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur Nebil Çika. Prej vitesh ai ka mbajtur postin e kreut të ish- të përndjekurve politikë.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Nebil Çikës e kanë dhënë familjarët përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje te madhe ju lajmërojnë qe u nda nga jeta babai jone i dashur Nebil Çika. Pritjet behen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas ores 09:00. Varrimi ne oren 14:00 ne varrezat e Tufinës”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.