Ndahet nga kjo jetë aktori i teatrit “Migjeni” Enver Hyseni…

Nderron jete ne moshen 71 – vjecare aktori i teatrit Migjeni Enver Hyseni. Lajmin e ka dhene vete teatri ku shkruan: 

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”,  Enver Hyseni ! Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve !

𝗨 𝗣𝗥𝗘𝗛𝗦𝗛 𝗡𝗘 𝗣𝗔𝗤𝗘, ENVER HYSENI! 

Homazhet zhvillohen nesër, me datë 30 Tetor nga ora 10-12, në hollin e teatrit “ Migjeni”

Biografia: 

Enver Hyseni u lind në Shkodër më 1 Gusht 1951. Ka studiuar në Institutin e Lartë të Arteve për një periudhë të shkurtë (1973-1974) duke i nderprere ato për arsye ekonomike. Më 1975 nis punën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, derisa del ne pension ne vitin 2016.

Në këtë periudhë dyzetvjeçare luan më se gjashtëdhjetë role në teatër e katër në filma. Punon me regjisorë si Serafin Fanko dhe shquhet për role karakteresh. Zëri tipik dhe plastika e brendshme e bëjnë një aktor krejtësisht të veçantë dhe interesant. Profili i tij artistik ka qenë zakonisht i formuar për të luajtur role pozitive të karakterit fshtar-malësor. Ishin keto rolet që ai shprehesh më shumë emocione. Ka krijuar njerëz të mirë dhe që kanë një shpirt shumë të pastër, janë të vendosur për atë që duan të bëjnë . Ne keto personazhe nuk ka qene ata heronjtë me shpatë në dorë.

Enver Hysenin e kujtojme ne te shkuaren ne dramat “Baca e Gjetjave”; “Ceshtja e Blertes”; apo edhe tek filmi televiziv “Flaka e maleve” .

Eshte aktivizuar edhe në disa filma artistikë para viteve ‘90 dhe pas ndryshimit të sistemit dhe me role të tjera po në filma, teater e komedi te ndryshme.

Mjafton te permendim disa prej tyre :

“Ylli i mëngjesit” ; “Nje histori humbesish ose Mos peshtyni pertoke”, “Rëndësia për të qenë Ernesto” “Kandili i argjendte” ; “ Shen Gjon kryepremi”; “Migjeni ky uragan” (dokumentar); “Gjaku qe fal gjakun” (film i metrazhit te shkurter); “Klithma ne debore” dhe ne vitin 2019 aktori shkodran eshte ngjitur ne skenen e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me monodramen e shkruar nga S. Capaliku “Dome”.