Nderron jetë i moshuari në Shkodër, ishte pozitiv me koronavirus…

Një i moshuar ka nderruar jetë një natë më parë në qytetin e Shkodrës. Mësohet se përsoni në fjalë ishte i prekur nga koronavirusi por edhe disa semundje të tjera shoqeruese.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga ministria e Shëndetësisë nëse shkaku i vdekjes ka qenë nga koronavirus apo semundjet nga të cilat vuante i ndjeri.

Në qarkun e Shkodrës numri i të prekurve nga covid 19 deri tani, është 71 përsona. Ndërkohë që priten përgjigjet e 54 tamponëve të cilët janë dërguar diten e djeshme në ISHP./RealitetiPost/