Ndërron jetë “Mikelanxheloja i Shkodrës”, Pjerin Sheldija…

Ndërron jetë në moshën 85 vjeçare Pjerin Sheldija, piktori shkodran i cilësuar ndryshe Mikelanxhelo i Shkodres.

Ai është edhe autori i mbi 200 afreskëve në mbi 35 kisha në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Itali dhe në Angli.

Çdo punim, që kur ishte fëmije e deri në momentin që mbylli sytë, Sheldija vetëm i ka dhuruar duke mos pranuar t’i shesë për para.

Pikturat e tij, janë kaq të rralla sa 3 prej tyre, ndodhen sot në Vatikan dhe për kontributin e dhënë, Papa Benedikti i 16 e ka nderuar Sheldinë, “ Distinktivin e Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe për Papën”.