Ndërron jetë përsoni që mbërriti i plagosur ne spitalin e Shkodrës…

Ka nderruar jete ne sallen e operacionit Pjeter Kola i plagosuri qe u paraqit mbremjne e sotme ne spitalin rajonal te shkodres.

NJOFTIMI I POLICISE:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç,  nga Lezha,  i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.