Ndërtimi i tre moleve në Liqenin e Shkodrës/ Të premten Bashkia Shkodër dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëjnë prezantimin publik

Postim i deputetit Benet Beci:

Ndërtimi i tre moleve në Liqenin e Shkodrës është vetëm hapi i parë drejt rikthimit të lundrimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës. Të premten Bashkia Shkodër dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëjnë prezantimin publik të projekteve për tre molet në rrugën e Shirokës, qendrën e fshatit Shirokë dhe qendrën e fshatit Zogaj.

Prezantimi është i hapur për të gjithë qytetarët dhe mbahet në sallën e Këshillit Bashkiak. Zbatimi i projekteve financohet nga fondet e Komisionit Europian të programeve të bashkëpunimit ndërkufitar. Së shpejti edhe fillimi i ndërtimi të rrugës Shirokë-Zogaj-Kufi.