Në ditën e parë të rikthimit së linjës Vorë – Shkodër, treni përplas trajlerin…

Duhej të ishte festë për udhëtarët, por nisja rivendosja pas dy vitesh e linjës së udhëtareve me tren Vorë – Shkoder është pasuar me një aksident. Një trajler është goditur nga treni me pasagjerë që vinte në drejtim të Shkodres por fatmirsisht nuk pati të plagosur.

Aksidenti ndodhi në Fushë – Mamurras, ku drejtuesi i mjetit nuk ka qënë në dijeni se linja hekurudhore ishte hapur për pasagjerë dhe nga mungesa e vemendjes është goditur nga lokomotiva. Përplasja ishte e fortë duke penguar vazhdimin e lëvizjes së trenit e po kështu edhe e udhëtarëve.

Shkak për këtë aksident është bërë edhe mungesa e rojeve në vendet ku ka ndërprerje të shinave nga rrugë për automjetet apo edhe mungesa e postobllokut për këtë qëllim. Në këtë mënyrë ka nisur sot linja hekurudhore e pasagjerëve Vorë – Shkoder – Vorë, ndërsa kërkohet më tepër siguri në zonat ku ka ndërprerje të linjës me rrugë lokale.