Nesër dita e fundit e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, a do të ketë shtyrje?

Nesër, më 23 qershor është dita e fundit e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore u shpall më 24 mars, teksa në vendi numëronte 5 viktima dhe 123 të infektuar.

Për shkak të situatës Kuvendi vendosi të shtyjë gjendjen deri në 23 qershor. Ndërsa nesër është edhe fundi i këtij afati.

Teksa numrat e infeksioneve në qershor kanë qenë të larta, nga deklaratat e fundit kryeministri Rama është shprehur se qeveria nuk ka një plan për shtyrjen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore.

Ai foli për një skenar të mundshëm që shtyrja do të jetë vetëm me disa zona të vendit, kryesisht ato bregdetare. /abcnews.al