Ngjarje e pazakontë nga Divjaka, një person i armatosur rrëmben makinën e policisë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Divjakës.

Një person iniciale A.K. dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër dhe me mbërritjen e policisë ka hapur zjarr edhe ndaj tyre.

Më pas nuk dihet se në ç’rrethana ai ka rrëmbyer një makinë policie dhe është larguar në drejtim të paditur. Në ndjekje të tij janë vënë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ku dhe e kanë arrestuar.