Nisma e mrekullueshme në Postribë…Ushqime falas gjatë muajit të Ramazanit

Besimtarët muslimanë në të gjithë vendin kanë hyrë në një muaj të rëndësishëm, siç është ai i Ramazanit ose i agjerimit. E për tu ardhur në ndihmë banorëve të fshatit Drisht të Njësisë Administrative Postribë të Bashkisë Shkodër, emigrantë të kësaj zone kanë kontribuar me ushqime falas për ata që nuk kanë mundësi të blejnë.

Një nisëm e tillë organizohet çdo vit në muajin e Ramazanit, por këtë herë ka qenë risi shporta ushqimore.

Pronari i këtij dyqani, e pranon se kriza e pandemisë ka ndikuar shumë edhe në këtë zonë, ku të ardhurat janë të pakta, teksa ka akoma njerëz që marrin ushqime me listë.

Një nisëm e tillë u vjen sadopak në ndihmë banorëve të zonës në këtë muaj të rëndësishëm për to./RealitetiPost/