Një shkodran mes të vlerësuarve. FSHF shpërndan çertifikata për fizioterapistët…

Ka përfunduar me sukses kursi i formimit të fizioterapistëve “Human Tecar”, i zhvilluar nga Departamenti i Mjekësisë Sportive në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Kursit, që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, i janë përgjigjur rreth 50 fizioterapistë, të cilët janë pjesë e ekipeve kombëtare, e ekipeve të kampionatit të Kategorisë Superiore si dhe pjesë e sektorëve të tjerë si spitalor, universitar, profesionistë të lirë, etj.

Në përfundim të kursit, të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me çertifikatë nga FSHF dhe “Human Tecar Italia”.

Mes të vlerësuarve ishte edhe fizioterapisti shkodran, Mirsad Piranaj.

Ai punon me pasion dhe përkushtim në këtë profesion, ndërkohë prej pak kohësh është bërë edhe pjesë e stafit te Spitali Rajonal Shkodër.

Piranaj është i diplomuar ekselent në Masterin e Shkencave pranë Universitetit të Mjekësisë Tiranë.

Ndërkohë, ka hapur edhe një studio fizioterapie në qytetin e Shkodrës, duke qënë në shërbim të lojtarëve të ekipeve të ndryshme.

Ai njihet edhe si një tifoz i zjarrtë i ekipit të Vllaznisë. /SportngaBajraktari