Njoftimi zyrtar i klubit: Vulaj firmos kontratë 3 vjeçare me Vllazninë…

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë akordin me futbollisin Kristijan Vulaj. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur për tre vitet e ardhshme me klubin tonë. Vulaj ka lindur në Tuz të Malit të Zi dhe përveçse me Deçiq, ka luajtur edhe me ekipin e Petrovac në superligën malazeze. Megjithatë kulmin e karrierës e ka me Deçiq, me të cilin arriti të kapë edhe kombëtarën e vendit fqinj.
KF Vllaznia i uron 24 vjeçarit një paraqitje sa më të mirë me fanellën kuq e blu!
Mirë se erdhe Kristijan Vulaj!