Nuk ka zgjedhje me 2 mars! Gjykata rrëzon sërish FSHF-në, bllokohen proçedurat deri në…

Gjykata e Tiranës ka marrë 2 vendime kundër Dukës dhe FSHF-së.

Së pari, rrëzohet kërkesa e FSHF për pezullim të gjyqtarëve dhe së dyti pezullohen zgjedhjet e 2 Marsit për kreun e FSHF dhe KE-së.

Gjykata e Tiranës gjithashtu pezulloi komisionin Kokëdhima për mandatet e FSHF dhe janë bllokuar procedurat e FSHF deri në gjykimet për mashtrim.

Pas gjyqtares F.Osmani, edhe gjyqtari F. Kapllani pezulloi zgjedhjet e FSHF.

Moszbatimi i vendimit të gjykatës ndëshkohet me 2-3 vite burg për shkelësit. Gjithashtu, moszbatimi i vendimit nga FSHF është shkelje penale. /BalkanWeb