Numri tre i listës së partisë Socialiste të Shkodrës, takime në fabrikën e veshjeve Bellador: Interes maksimal për mbarëvajtjen e biznesit por dhe trajtimin e punonjësve…

Në kuadër të takimeve që po zhvillon në qytetin e Shkodrës, numri tre i listës se Partisë Socialiste në Shkodër, Benet Beci, ka vizituar fabrikën e veshjeve Bellador. Gjate pranisë së tij në ambientet e kësaj fabrike, kandidati socialist është njohur nga afër me procesin e punës por edhe me vështirësitë që po kalon biznesi fason, që nga pandemia, vështirësitë për gjetjen e punonjësve të kualifikuar apo dhe vështirësitë që vijnë nga ligji i tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Gjatë bisedës me drejtuesit e fabrikës, Beci ka shprehur interes dhe ka kerkuar te njihet ne detaje me trajtimin financiar te punonjesve dhe lehtesirat qe mund te krijohen me ligj per ta. Ndersa ka premtuar se çdo problematikë e ngritur do te diskutohet në një takim tjetër më të zgjeruar bashkë me specialistë të sektorit.