Nuredin Dumani merr statusin e të penduarit…

Është penduar Nuredin Dumani. Raportohet se Dumani ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke marrë statusin e të penduarit.

Sipas News24, kjo do të thotë se Nuredin Dumani me rrëfimet e tij para hetuesve pritet të zbardh shumë ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin.

Vetë Dumani akuzohet për së paku 8 vrasje, ndërsa akuzohet si vrasë me pagesë që përdorej nga banda të ndryshme.

Mësohet se Dumani i cili u arrestua pak kohë më parë në Fier ka treguar emrat e personave që kanë qenë pjesë e grupeve kriminale.

Këta dy të penduar pritet të hedhin dritë mbi dhjetëra ngjarje të rënda kriminale, jo vetëm në Elbasan, por edhe në Tiranë, Durrës apo Fier.

Një nga ngjarjet më të rënda për të cilat Dumani ka rrëfyer gjithçka, është masakra e Bradasheshit, ku u vranë 3 persona.

Nga tutor në boss/Kush është Nuredin Dumani, ‘i pangopuri’ që vetëm vriste

Ai është vrasësi serial, për të cilin, Prokuroria lëshoi dy urdhër-arreste dhe ka në duar prova të mjaftueshmë për ta implikuar si ekzekutor në të paktën shtatë vrasje. Dumani, i fshehur pas emrit të Talo Çelës, bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë që donte ta hiqte qafe.

Dëshmia e vajzës nga Durrësi, që u kërcënua për t’u bërë prostitutë

“Më kërcënonte se trupin e motrës vetëm pesë vjeçe do ta gjeja në Durrës të copëtuar dhe të masakruar. Më kërcënonte se nëse shkoja në polici, do e vriste atë. Unë shkova njëherë në polici dhe pastaj u tërhoqa. Ishte i dhunshëm”,-raporton Gazeta Si, në publikimin e datës 13 tetor 2020. Vajza A., e cila u mor në mbrojtje nga autoritetet franceze rrëfeu asokohe më 207, se Dumani e kërcënoi teksa më herët i kishte kërkuar martesë.

“Kur mbërrita atje më nxori në rrugë, më dogji me cigare, më rrahu”.-rrëfeu më tej ajo.

Si ndodhi trafikimi?

Në dosjen hetimore të ish-prokurorisë për Krimet e Rënda, Dumani përshkruhet si i “paskrupulltë” dhe “i aftë për gjithçka”.  “I paskrupullt dhe i aftë të bënte gjithçka, deri aty sa në një rast kur adoleshentja nga Durrësi u arratis, ai përmes mashtrimit me një vajzë tjetër e ftoi A. që ta takonte”.-thuhet në dosje.

Vajza A., e cila ishte trafikuar prej tij, ia kishte dalë që të largohej nga kthetrat e Dumanit. E rënë në kurth, ajo shkoi të takonte shoqen, por kur pa se e priste Nuredin Dumani, i cili abuzoi seksualisht me të dhe i tregoi edhe armën. Në këtë moment, ajo u hodh para një makine policie për të shpëtuar ose në rastin më të keq, për të gjetur vdekjen.

Aktiviteti i tij nisi fuqishëm në vitin 2020

Gjithçka nisi në muajin mars. Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza ishin duke ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. I vetmi që kishte precedent penalë ishte Dorian Shkoza, i cili kishte qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe ishte liruar në vitin 2010. Dy të rinjtë merreshin me një servis makinash.

Pa u ftohur ende trupat e dy të rinjve, po në të njëjtin vend, në Shën Vlash të Durrësit, ‘kërciti’ sërish arma. Këtë herë, u ekzekutuan dy vëllezër. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Sapo të dy vëllezërit dolën nga banesa dhe iu drejtuan parkut, 3 persona iu dolën para me makinën Toyota, viktimat ndaluan dhe ata nisën të qëllojnë drejt tyre. Në burg për këyë vrasje janë Altin Ndoçi dhe Klevis Alla, të dy bashkëpunëtorë të drejtësisë, që filluan të blebëzojnë sapo hasën muajt e parë pas hekurave.

Ndoci dhe Alla shënjestruan drejtpërdrejt Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin për këtë vrasje. Arsyeja: Lekët e grabitura një vit më parë në Rinas, 4.6 milion euro. Një pjesë e tyre, Çela dhe Dumani, bashkëpunëtorë, ua kishin lënë për t’ua ruajtur dy vëllzerve Haxhia, por këta të fundit, i zhgënjyen. “Na grabitën,”- tha ata, por kjo ishte një alibi boshe për Çelën dhe Dumanin, të cilët pau menduar dy herë i vranë.

Më 20 korrik të 2020, Emiljano Ramazani, u ekzekutua teksa parkonte mjetin e tij, poshtë pallatit ku banonte tek ‘Rrethrrotullimi i luleve’ në Elbasan. Klevis Kapllani është pikasur nga kamerat e sigurisë, teksa me armë në dorë, zbriti nga makina e drejtuar nga Nuredin Dumani, vrau babain e katër vajzave, të njohur dhe si ‘Ili’ dhe u largua.

Ramazani kishte njohje me Talo Çelën, por ‘era’ e parave të Rinasit, ishte futur edhe mes tyre. Dumani, i kënaqur që eliminoi dhe tjetër ‘përfitues’ u nis të fshihej bashkë me Kapllanin. Të dy bashkë, janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj të Rrogozhinës dhe njerëzit që i njohnin i identifikonin me njëri-tjetrin. Por dhe kjo miqësi, do të thyhej, e sërish për shkaqe parash.

Më 15 shtator u vra dhe Klevis Kapllani, vetëm 200 metra larg banesës së tij, pak orë pasi kishte dalë të pinte disa birra me shokët. Edhe për këtë ngjarje, është shpallur në kërkim Nuredin Dumani. Këtij të fundit, policia i zuri edhe pritë me shpresën se do të paraqitej në funeralin e mikut që vrau, por 39-vjeçari nga Dibra që u kishte shpëtuar kaq shumë herë duarve të bluve, nuk e hëngri këtë karrem.

Ai gjeti strehë dhe nuk doli, deri në goditjen e radhës. Dumani tashmë e kishte shtrënguar rrethin mjaftueshëm, dhe i vetmi mik që i kishte mbetur pa goditur ishte Talo Çela. Jo për shumë kohë, pasi po atë shtator i hoqi qafe vëllanë, një taksixhi të thjeshtë, të papërlyer në botën e krimit

Vrasja e vëllait të Talo Çelës

Një gjurmë gishti provoi se njëri nga ekzekutorët e taksistit Bujar Çela ishte Nuredin Dumani. Hesapet, të reja dhe të vjetra, kanë krijuar përplasje të reja në Durrës dhe Elbasan, ndërkohë që format e ekzekutimit sa shkojnë e perfeksionohen edhe më tej. I maskuar si polic, bashkë me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, Dumani la pas në makinën që u gjet e djegur në Murras, një gjurmë papilare (gishti).

Përveç eliminimit të ‘dëshmitarëve’, Dumani me vrasjet e kryera i ka shërbyer edhe dëshirës për hakmarrje të Alibejt, vëllait të Endrit Alibejt, ‘Tarzani’ dhe ish-kreu i klanit me të njëjtin emër, që u vra tre ditë para ndërrimit të viteve, në dhjetor të vitit 2018.

Çdo krim duket se kishte pas emrin e tij, ndërsa Policia e kërkonte, por asnjëherë nuk e kapi dot. Sot e gjeti të plagosur nga ish-miku i tij Talo Çela një pallat në Fier, duke zhdukur një person të rrezikshëm më pak nga rruga.