Oboti i izoluar, Rama: 24 orët në vazhdim do të jenë më problematike…

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme fshatin Obot, në Shkodër i cili ka shfaqur më shumë problemr për shkak të përmbytjeve.

“Ajo që më shqetëson është se në këtë zonë do të ketë reshje intensive sipas parashikimeve. Ajo që ka rëndësi është që nuk ka banesa të dëmtuara, bagëti të dëmtuara dhe lëvizshmëria deri tani ka qenë e garantuar. 

Do të vazhdojmë sigurinë që askush të mos ketë probleme në raste emergjence, po ashtu do të sigurohen ndihma. Besoj që 24 orët që kemi përpara janë më problematike”, tha Rama.