Parashikimi i motit për ditën e sotme, nga pasditja…

Dita e sotme do të ketë reshje të dendura në të gjithë territorin, por nga pasditja rikthehet moti i qëndrueshëm.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me reshje. Gjatë pasdites pritet një përmirësim i ndjeshëm i motit, ku vranësirat e shoqëruar me reshje i lënë vendin motit të kthjellët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 01°C në 09°C.