Përfundon së asfaltuari unaza e Shëngjinit/ Rruga Shëngjin – Velipojë do të shkurtohet në vetëm 19 minuta…

 Sapo ka përfunduar së ndërtuari aksi rrugor i unazës në Shëngjin, i cili prej vitesh nga mungesa e investimeve ishte bërë i pakalueshëm nga auatomjetet e banorëve të lagjes në afërsi të portit dhe pushuesve të shumtë që frekuentojnë plazhin e Ranës së Hedhun. Bashkia Lezhë investitore dhe hartuese e këtij projekti me vlerë 39 milion lek, premtimin e dhënë banorëve të lagjes e bëri realitet.

Ky rruge-kalim i rëndësishëm do te lidhet dhe me aksin e ri rrugor Shengjin-Velipojë, i cili është në ndërtim e sipër.Rruga Shëngjin – Velipojë do të vazhdojë deri në Pulaj në grykëderdhjen e Bunës për të hapur rrugën deri në Ulqin. Nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet Shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun dhe plazhet e tjera të zonës. Kjo rrugë është tejet panoramike.Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës”.Projekti infrastrukturor Shëngjin – Velipojë është një investim strategjik mjaft i rëndësishëm i qeverisë së Shqipërisë me vlerë 3.8 miliardë lekë.