Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh, të plagosurit transportohen me urgjencë në spital…

Një minibus është përfshirë në një aksident të frikshëm ditën e sotme në aksin rrugor Koplik -Vermosh.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga për Stare”, në afërsi të Rrapshe e Hotit. Të paktën dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me ambulancë drejt spitalit.

Pasagjerët e tjetër nuk kanë marrë dëmtime serioze dhe janë trajtuar në vend.

Raportohet se 20 persona kanë qenë duke udhëtuar me minibusin që është përmbysur në mes të rrugës për shkaqe ende të paqarta.

Forca të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.