Plagosje me armë gjatë ndërrimit të viteve, i riu në Shkodër goditet në këmbë pas konfliktit…

Një shtetas ka mbetur i plagosur në njësinë Postribë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00 në momentin e ndërrimit të viteve. Një person në moshë të re është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga një tjetër person.

I riu menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se i riu nga Postriba është plagosur në këmbë por duke mos patur kështu rrezik për jetën. Pas plagosjes menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke nisur punën për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.

Pas hetimeve paraprake policia vendore e Shkodrës ka arritur që të arrestojë autorin e dyshuar të plagosjes. Arrestimi ka ardhur pasi i plagosuri ka treguar personin që e ka qëlluar me armë zjarri dhe menjëherë policia ka bërë lokalizimin e tij në zonën e Postribës duke e vënë në pranga. Ndërkohë mësohet se ngjarja në Postribë ka ndodhur pas një konflikti të çastit me të plagosurit dhe autorit të arrestuar.

Shtetasi i plagosur por edhe personi tjetër kanë qenë në rrugë në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Papritur janë konfliktuar mes tyre dhe në konflikt e sipër i riu ka marrë një plumb në këmbë. Policia është duke hetuar ngjarjen për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj për shkaqet që çuan në plagosjen e të riut nga Postriba gjatë natës së ndërrimit të viteve kur të gjithë po festonin.