”Plani i rihapjes po shkon sipas parashikimit”, Manastirliu: Mbi 70% e të infektuarve janë shëruar, prej 10 ditësh s’kemi humbje nga COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije në një komunikim online se plani i qeverisë për rihapjen po shkon sipas parashikimit.

Ajo thotë se 70% e të infektuarve janë shëruar teksa janë 199 raste ende aktive. Por prej 10 ditësh Shqipëria nuk shënon asnjë humbje jete prej COVID-19.

”Plani i rihapjes sipas parashikimit. Numri i të shëruarve ka shkaur në mbi 70% të atyre të infektuarve të konfirmuar. Sot kemi 199 qytetarë të infektuar aktivë. Prej 10 ditësh s’kemi humbje jete. ”- tha Manastirliu.