Plani i rihapjes së vendit, Conte jep lajmin e mirë për Italianët në prag të sezonit

Me rënien e kurbës pandemike në Itali qeveria ka filluar planet për rihapjen e vendit i cila filloi me 4 maj.

Në kuadër të masave për rihpajen e vendit përfshihet edhe sektori i ekonomisë që është në prag, ai i turizmit.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka dhënë një lajm shumë të mirë për qytetarët e vendit të tij, të cilët prej pothuajse 3 muajsh qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.Kreu i qeverisë italiane ka dhënë përgjigjen e shumëpritur për të gjithë në lidhje me pushimet verore.

“Këtë verë nuk do të qëndrojmë nëpër ballkone dhe bukuria e Italisë nuk do të mbesë në karantinë. Mund të shkojmë në det, në male, të shijojmë qytetet tona, por edhe nëse do ta bëjmë këtë gjë do të duhen rregulla dhe kujdes”, u shpreh Conte.

Conte foli dhe për krizën ekonomike që pritet të godasë Italinë dhe jo vetëm, ku ka theksuar se pritet një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pasojat ekonomike do të jenë shumë të dhimbshme.