“Plas” sherri me thika mes kushërinjve në Tiranë, plagosen 3 persona! Mes tyre një 15-vjeçar…

Një sherr me thika mes dy kushërinjve ka degjeneruar në plagosjen e 4 personave, familjarë të të dyja palëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (25 dhjetor) në Bathore dhe sipas policisë mes të plagosurve është edhe një 15 vjeçar.

Sipas policisë, të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 25.12.2022, në Bathore, në lagjen nr. 6, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. L., ka goditur me mjet prerës kushuririn e tij, shtetasin H. T. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.

Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.