Policia e Shkodrës procedon penalisht 3 përsona që po bënin gjueti…

Shkodër/Kontrolle nga Policia, për zbatimin e planit të masave për Moratoriumin e Gjuetisë.

Procedohen penalisht dhe administrativisht 3 shtetas që gjuanin shpendë, në mënyrë të paligjshme.

Bllokohen 2 armë gjahu.

Në kuadër të kontrolleve në territor, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë evidentuar raste të gjuetisë së paligjshme, në fshatin Pentar, Shkodër.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

R. M., 29 vjeç, banues në fshatin Dajç, E. M., 37 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Sipërme dhe S. M., 30 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në fshatin Pentar, Shkodër, janë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, duke gjuajtur shpendë, jashtë periudhës së përcaktuar me ligj.

Gjithashtu, këta 3 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 50.000 të rinj secili, për shkelje të ligjit nr.61/2016 “Për shpalljen e Moratoriumit të Gjuetisë në RSH”, ligjit nr. 74/2014 “Për Armët” dhe ligjit nr. 10253 date 11.03.2010 “Për gjuetinë”.

Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i 2 armëve të gjahut që përdornin këta shtetas, për gjueti.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.