Policia e Shkodrës reagon për djegien e automjeteve…

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:50, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, janë djegur plotësisht automjetet tip Audi në pronësi të shtetasit Gazmend Pllumbaj , Audi në pronësi të shtetasit Gent Dushku, ndrërsa automjetet tip Volkswagen në pronësi të shtetasit Musa Mosli dhe Opel në pronësi të shtetasit Agim Markaj, janë djegur pjesërisht.

Vijojnë veprimet hetimore duke mbledhur çdo provë materiale dhe vlerësuar çdo informacion si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për përcaktimin e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.