Policia Rrugore e Shkodrës apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit…

Shkodër/ Si rezultat i reshjeve të shiut dhe të dëborës, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër kanë shtuar prezencën e tyre në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Njoftojmë se deri në këto momente në Qarkun e Shkodrës nuk ka probleme me rrugët dhe levizjen e mjeteve. TË GJITHA AKSET RRUGORE JANË TË KALUESHME.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit, pasi në rrugë ka prezencë të lagështirës. Gjithashtu bëjmë thirrje për qytetarët që lëvizin nga Shkodra në drejtim të qyteti të Pukës në mënyrë që të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të kenë me vete pajisjet anti-rrëshqitëse.

Në rast nevoje kontaktoni në numrin pa pagesë 112 ose në Komisariatin Dixhital.