Policia zbardh ngjarjen ku u djeg automjeti i kryeplakut të Vermoshit…

Malësi e Madhe

Zbardhet dhe dokumentohet djegia e automjetit në pronësi të shtetasit P. V., ngjarje e ndodhur më datë 10.04.2022.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, pas një pune hetimore disaditore, kanë zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur më datë 10.04.2022, në fshatin Vermosh, ku u dogj automjeti tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit P. V.

Në përfundim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasja L. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shtetasja L. Sh. dyshohet se për motive të dobëta, i ka djegur shtetasit P. V., automjetin tip Toyota, të cilin e ky shtetas e kishte parkuar në afërsi të lumit Cem, në fshatin Vermosh.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.