Probleme shëndetësore për shkak të COVID-19, Dritan Dajti transportohet nga burgu në spital…

Dritan Dajti ka rezultuar pozitiv me COVID-19 është transportuar me urgjencë nga burgi i Bradasheshit në ambientet e spitalit të burgut të Tiranës.

Burime bëjnë me dije se fakti që Dritan Dajti është infektuar me COVID-19 i ka sjellë probleme shëndetësore.

Transportimi i Dajtit në spital ka ndodhur nën masa të rrepta sigurie.