Problemet e shëndetit mendor/ Preçi: Ndryshimi stinor ndikon, më shumë vizita…

Ndryshimi i stinëve nga pranvera në verë, rrit vazhdimisht nivelin e problemeve të sëmundshmërisë të shëndetit mendor. Neuropsikiatri Gjon Preçi thotë se këtë përiudhë janë rritur rastet e konsultave jo vetëm fizike por edhe ato online, duke u përqëndruar tek rritja edhe e dozës së mjekimeve. Aktualisht shërbimi po ofrohet pranë godinës së ish shkollës Veterinare në Kiras, për shkak të rikonstruksionit që po bëhet tek poliklinika.

Ky ndërrim ambjentesh krahas lehtësisë sa i përket hapësirës, po shoqërohet me vështirësi për ata që vijnë nga qyetete të tjera duke qënë se është larg qendrës. Pavarsisht kësaj qendra e shëndetit mendor do vijojë të japë shërbimet e saj pranë ish-shkollës veterinere për të paktën 6 muajt e ardhshëm.