PROFIL/ Kush është Izmira Ulqinaku!? Arkitektja që kërkon votën e Shkodranëve në Listen e PD-së!

Izmira Ulqinaku u lind në Shkodër me 24 prill 1991! Shkollën e mesme të përgjithshme e mbaroi në vitet 2005-2009 në Shkollën “At Pjetër Mêshkalla”!

Ciklin e parë të studimeve e mbaroi me rezultate ekselente në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës  në Degën Arkitekturë!

Në vitet 2012-2014 përfundoi studimet Master shkencor, në profilizimin, Urbanistikë!

Izmira nisi punë si asistente arkitekte që në vit të fundit të nivelit master! Pas përfundimit të studimeve, Izmira u rikthye në Shkodër! Me pas në 2016-2017 punoi si Arkitekte në Bashkinë Shkodeër!
Sot sebashku me bashkëshortin e saj, drejton “IdeaStudio”, nga ku projektohen qindra punime, arkitekturore!

Antarësimin në Partinë Demokratike, Ulqinaku e nisi që në moshën 18 vjeçare, ndërsa angazhimin politik e kishte në Tiranë gjatë periudhës së studimeve!
Fushatën e parë e kishte në vitin 2011 kur Lulëzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, ateherë Kandidat për Kryetar të Bashkisë Tiranë, i besoi studentes Shkodrane, misionin për të mbedhur të rinj, duke u prezantuar platformat që Kandidati Basha kishte asokohe për Tiranën! Sfidë e mbyllur me sukses jo vetëm në afrimin e të rinjve drejt politikës dhe Partisë Demokratike, por edhe me Fitoren e Bashkisë Tiranë nga Lulezim Basha! 
Në zgjedhjet lokale të vitit 2015, Izmira ishte ndër më aktivet duke qenë krah i fortë në rezultatet për zgjedhjen e Voltana Ademit në krye të Bashkisë Shkodër!

Sfida e dytë e Ulqinakut ishte në vitin 2017 kur iu besua kandidimi në listat e deputetëve për qarkun Shkodër!
Shkodranët i besuan Izmires për të qenë në Parlament, ku qendroi për 2 vite! Në 2019 pas djegies së mandateve Ulqinaku ka qenë zë i fortë i opozites, ku denoncoi dhjetra afera korruptive, situaten e rëndë ekonomike në Shkodër, dhe mbylljen e më shumë se 50% të bizneseve!

Në vitin  2019 u zgjodh një ndër 15 anetaret e kryesisë së PDSH, e vetmja për Qarkun Shkoder!

Sfida e saj e tretë, mbetet vazhdimesia e rrugës Parlamentare, por këtë herë siç thotë ajo, me një ndryshim! Fitoren e Partisë Demokratike, dhe përfaqësim dinjitoz të Shkodranëve në Parlament!