Prokuroria kërkon 50 vite burg për babë e bir që vranë 23-vjeçaren…

Prokuroria e Tiranës kërkon 50 vite burg për Faik dhe Shkëlzen Bucin, babë e bir të akuzuar për vrasjen e Eglantina Bucit.

Prokuroria ka kërkuar 25 vite për Faikun Bucin dhe 25 të tjera për djalin tij.

Faik Buci akuzohet se në bashkëpunim me të birin vrau në vitin 2012 vajzën e tij, pasi nuk ishin dakord që ajo të bashkëjetonte me të dashurin e saj.

Vrasja u zbulua pas riaktivizimit të hetimeve në vitin 2017 dhe trupi i Eglantina Bucit u gjet i groposur në Dajt.

Eglantina Buci në atë kohë 23 vjeçe, u ekzekutua me një plumb në kokë dhe u gropos. Ajo qe shpallur e zhdukur nga autoritetet.

Shkëlzen Buci është arrestuar më herët si vrasës me pagesë për një ngjarje në vitin 2017 në Tiranë ku kundrejt 80 mijë eurove kishte rënë dakord të ekzekutonte një person.