PSD e Tom Doshit prezanton 11 kandidatët për deputet në qarkun Shkoder…EMRAT…

Pasditen e kësaj të shtunë në ambientet e kinema “Millenium” është bërë prezantimi i kandidatëve të Partisë Socialdemokrate për qarkun e Shkodrës.

Me një sallë të mbushur me mbështetës të deputetit Tom Doshi u prezantuan të 11 kandidatët duke nisur nga Tom Doshi, Gledis Çeliku, Meri Markici, Bilbil Dervishi, Serdar Hoxha, Amela Zaganjori, Eduard Gjoka, Fabio Martini, Marina Duhani, Samed Bushati, Ersen Bala.

Thirrja e deputetit Doshi dhe kryetar i Partisë Socialdemokrate njëkohesisht, ishte që të gjithë të reflektojnë dhe të bëjnë të mundur ndryshimin pasi Shkodra meriton të përfaqësohet jo me një mandate por me më shumë se tre.