Qeveria bën të detyrueshme vendosjen e maskës edhe në rrugë: Si do të vendosen gjobat

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë me median me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Prezanton rregulla të reja, me qëllim sipas kryeministrit për të ndalur një karantinë të dytë që do të ishte ‘si cjapi tek kasapi’ për ekonominë shqiptare“Nga java e ardhshme maska e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavolinë.  Maska e detyrueshme në çdo mjedis, çdo rrugë, hapësirë publike. Masa ndëshkimore do të zbatohet për të gjithë tek fatura e dritave të mos ketë asnjë iluzion asnjë individ që mund ti shmanget gjobës.“

“Situata në vend është larg së qeni situatë që mund të qëndrojmë pa u shqetësuar. Na duhet së bashku të parandalpojmë një karantinë të përgjithshme të dytë”