Qeveria i jep ‘OK’ një tjetër aktiviteti, Rama: Vazhdojmë hapjen, rikthehen autoshkollat, ja kushtet

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër masë lehtësuese duke nisur nga dita e sotme, për të vijuar me datën 18 maj.

Bëhet fjalë për autoshkollat, që zhvillojnë kurset e patentave apo dhe provimet, të cilat që kanë mbetur përgjysmë, për shkak të situatës së shkaktuar nga COVID-19.

Kreu i qeverisë theksoi se hapja do të bëhet përmes dy fazave, duke u pasuar me disa rregulla që duhen respektuar.