Rama: BE e la Ballkanin jashtë vaksinimit, si të lësh mëlçinë në xhep…

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së sotme iu rikthye edhe një herë kritikave ndaj Bashkimit Evropian për vaksinën e COVID-19. I pyetur nga gazetarët për letrën e Ambasadës Franceze, e cila thoshte se kreu i qeverisë kishte bërë deklarata të pavërteta, Rama tha se ambasada ka nxjerrë nga konteksti deklaratat e tij, pasi ai nuk ka sulmuar Francën. Më tej, Rama theksoi se nuk ka bërë një akuzë por ka dhënë thjesht një opinion.

“Unë s’kam akuzuar Francën për asgjë. Kam sjellë një shembull. Unë thashë po mirë po ky Bashkimi Evropian s’na jep dot 10 mijë doza, për sa kohë COVAX nuk po shfaqet?! Fillojini vaksinoheni këta mjekë. Pse duhet të rrijë gjyshja e Ambrozias dhe gjyqi yt të shoh se si vaksinohen ata jashtë?!Pse për këtë nuk duhet folur dhe për këtë pse duhet ti flas dhe ti kërkojë ndjesë Francës. Unë nuk kam bërë një akuzë. Pse s’do japim opinion?! Pse ndiheni në faj ju se është shqetësuar BE? Apo ai koordinatori?! Bëhet fjalë që BE të mos e linte jashtë një zonë në mes të vetvetes, se ka njerëz që se dinë që rajoni ynë rrethohet nga BE. Apo dhe ju se dini? Se kufijtë tanë janë kufij të BE? Jemi si mëlçia në trup, këta duan ta mbajnë mëlçinë në xhep, mbahet mëlçia në xhep pa u infektuar.”, tha Rama.