Rama “parkon” makinat e zyrtarëve: Qeveria do paguajë 50% të shpenzimeve të zakonshme për naftë

Cilido funksionar shteti që ka një makinë në dispozicion do të duhet të matet mirë para se të lëvizë me të.

Kryeministri Rama tha sot se qeveria do paguajë vetëm 50% të shpenzimeve të zakonshme për naftë të të gjithë funksionarëve.

Edi Rama: Qeveria do të paguajë vetëm 50% të shpenzimeve të zakonshme për naftë të të gjithë funksionarëve që kanë një mjet shtetëror në dispozicion që nga unë te ministrat, deputetët dhe deri te drejtuesit e tjerë të administratës. Pjesën tjetër të shpenzimeve të gjithë le ta paguajnë nga shteti nëse nuk kursejnë dot.