Refuzuan të dorëzonin mandatet, Murrizi dhe Hajdari nuk propozohen nga PD në zgjedhjet e ardhshme

Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari dy deputetët e dalë nga radhët e Partisë Demokratike të cilët nuk pranuan të dorëzonin mandatet Shkurtin e kaluar, nuk janë propozuar nga demokratët si deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në listët e propozimeve për deputetë të zbardhur ekskluzivisht nga gazetari Juxhin Mustafaraj, Hajdari dhe Murrizi nuk propozohen nga të djathtët në Laprakë dhe Lushje.

Një vit e gjysmë më parë, Murrizi dhe Hajdari ishin në radhët e deputetëve që refuzuan të ndjekin pas demokratët për dalë nga Kuvendi.

Sot ata janë pjesë e grupit parlamentar demokrat, nëse nuk dihet nëse ata do të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme me ndonjë parti apo forcë tjetër politike./abcnews.al